Lajm
Bullgaria dëshiron të negociojë me Rumaninë ndërtimin e urave të reja mbi Danub
Premte 11 Shtator 2026 09:18
Premte, 11 Shtator 2026, 09:18
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
Qeveria po punon me Komisionin Evropian për të shmangur humbjen e fondeve për shkak të projekteve të komprometuara, deklaroi Ministri i Transportit, Georgi Peev, gjatë një seance kontrolli të shpejtë në komisionin parlamentar përkatës, njofton BGNES.
Peev tha se ndërtimi hekurudhor është më i kushtueshmi dhe se fondet e Bashkimit Evropian duhet të përdoren në mënyrë të përshtatshme në këtë sektor. Ministri përmendi tunelin hekurudhor Elin Pelin–Kostenec si një projekt të komprometuar. Megjithatë, ai theksoi se pushteti ekzekutiv po punon në mënyrë aktive me BE-në për të shmangur humbjen e financimit të nevojshëm për përfundimin e tunelit.
Ministri e cilësoi lidhshmërinë vertikale të transportit si një mangësi të madhe për Bullgarinë. “Për momentin jemi të përqendruar në përfundimin e autostradës ‘Struma’ pranë Kresnës. Një tjetër prioritet janë urat mbi Danub. Po zhvillojmë bisedime intensive me komisionerin evropian për transportin, i cili ka premtuar të vizitojë Bullgarinë. Sapo Rumania të ketë një qeveri të qëndrueshme, do të fillojmë negociatat për edhe dy ura të tjera”, deklaroi Peev.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva