LAJME

Lajm

Trafik i ngarkuar për kamionët drejt Turqisë

Premte, 11 Shtator 2026, 09:36

Trafik i ngarkuar për kamionët drejt Turqisë

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Trafiku është intensiv në pikat kufitare me Turqinë, “Kapitan Andreevo” dhe “Lesovo”, në dalje për automjetet e transportit të mallrave, njoftojnë nga Policia Kufitare. Në mëngjesin e 11 shtatorit, të premten, kalimi është normal në të gjitha pikat dhe vendkalimet e tjera kufitare drejt Greqisë, Maqedonisë së Veriut, Serbisë dhe Rumanisë.

27 persona janë plagosur në 23 aksidente të rënda rrugore që kanë ndodhur në vend gjatë 24 orëve të fundit, njoftojnë nga Policia Rrugore. Që nga fillimi i muajit, në aksidentet rrugore në vend kanë humbur jetën 11 persona, ndërsa 285 janë plagosur. Që nga fillimi i vitit, 324 persona kanë humbur jetën në rrugët e vendit, ndërsa numri i të plagosurve ka arritur në 5862.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shuar 127 zjarre në mbarë vendin, njoftojnë nga shërbimi i “Sigurisë nga Zjarri dhe Mbrojtjes së Popullsisë”. Nga këto, 104 zjarre nuk kanë shkaktuar dëme materiale të konsiderueshme.


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva