Lajm
Bullgaria s’mund të përballojë programe të ngjashme kundër dronëve
Premte 11 Shtator 2026 12:09
Premte, 11 Shtator 2026, 12:09
Dimitër Stojanov
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
Gjatë seancës së kontrollit parlamentar, Мinistri i Mbrojtjes, Dimitër Stojanov, deklaroi se Ministria e Mbrojtjes po ndjek me kujdes të gjitha mundësitë për zhvillimin e kapaciteteve mbrojtëse përmes projekteve shumëkombëshe në kuadër të NATO-s dhe Bashkimit Evropian. Ai theksoi se numri i këtyre projekteve po rritet vazhdimisht dhe se, gjatë marrjes së vendimeve për pjesëmarrje, zbatohet një qasje e balancuar për të shmangur mbivendosjen në projekte me karakter të ngjashëm.
Më herët, deputeti i “Bullgarisë Demokratike”, Atanas Sllavov, pyeti nëse Sofja do t’i bashkohej një nisme kundër dronëve me vlerë 40 miliardë dollarë, e shpallur gjatë Këshillit të NATO-s në Ankara.
“Nuk mund t’ia lejojmë vetes, me burimet financiare që kemi në dispozicion, të marrim pjesë në dy nisma me karakter të ngjashëm”, u përgjigj Stojanov, duke theksuar se vendi tashmë ka deklaruar pjesëmarrjen e tij në projektin e Bashkimit Evropian “DEDRON”.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva