Premte 11 Shtator 2026 19:15
Premte, 11 Shtator 2026, 19:15
FOTO: БГНЕС
Madhësia e shkronjave
Të shtunën,
temperaturat minimale do të jenë nga 16 deri në 20°C. Në Sofje pritet të jetë
rreth 16°C. Në mëngjes, në disa zona të rajoneve lindore do të ketë vranësira
të ulëta, por ato do të shpërndahen dhe do të zvogëlohen shpejt. Gjatë ditës
moti do të jetë kryesisht me diell, ndërsa pasdite do të jetë i nxehtë. Pas
mesditës, në gjysmën perëndimore të vendit do të zhvillohen vranësira, por pa
reshje. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga jugu-juglindja. Temperaturat
maksimale do të lëvizin nga 26 deri në 28°C, ndërsa në kryeqytet do të arrijnë
rreth 27°C. Gjatë natës drejt të dielës reshjet do të vazhdojnë dhe do të
arrijnë edhe në rajonet lindore të vendit.
Përgjatë bregdetit të Detit të Zi, moti do të
jetë kryesisht me diell. Në mbrëmje vranësirat do të shtohen nga perëndimi, por
reshjet do të jenë ende të pakta ose do të mungojnë. Do të fryjë erë mesatare
nga lindja-juglindja, e cila deri në mbrëmje do të orientohet nga perëndimi-veriperëndimi.
Temperaturat maksimale të ajrit do të jenë nga 27 deri në 29°C. Temperatura e
ujit të detit është 24-25°C, ndërsa dallgëzimi do të jetë 2-3 ballë.
Në male, do të
zhvillohen vranësira reshjesh dhe pasdite në masivet e Bullgarisë Perëndimore
dhe Qendrore do të ketë reshje afatshkurtra, herë pas here intensive, të
shoqëruara me bubullima. Ka kushte edhe për breshër. Do të fryjë erë mesatare
deri e fortë nga perëndimi-veriperëndimi, duke sjellë ajër më të freskët.
Temperatura maksimale në 1200 metra lartësi do të jetë rreth 24°C, ndërsa në
2000 metra rreth 15°C.
Të dielën, edhe në disa zona të lindjes së vendit do të zhvillohen vranësira me reshje afatshkurtra dhe stuhi me bubullima, të shoqëruara me forcim të përkohshëm të erës. Temperaturat do të shënojnë ulje dhe do të lëvizin ndërmjet 23 dhe 28°C.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva