Lajm
Kryeministri Radev: Lajmet për stërvitjen e ushtarakëve rusë janë spekulime
Premte 11 Shtator 2026 13:38
Premte, 11 Shtator 2026, 13:38
Kryeminisri Rumen Radev
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
Në Sofje, gjatë një ceremonie për ndarjen e çmimeve për nxënësit, Kryeministri Rumen Radev refuzoi të komentojë publikimet mediatike, të cilat i cilësoi si spekulime tërësisht të pabazuara, sipas të cilave pranë Gabrovos janë trajnuar ushtarakë rusë, njofton BTA.
Duke iu referuar mediave britanike, opozita nga “Bullgaria Demokratike” kërkoi dëgjimin në parlament të drejtuesve të shërbimeve të inteligjencës lidhur me pretendimet se një kompani private ka trajnuar ushtarakë rusë në territorin e vendit.
Dimitër Drumçev, drejtor i kompanisë “ALFA-METAL”, sqaroi para mediave se kompania trajnon shtetas ukrainas, të cilët janë gjithashtu rusishtfolës.
Lidhur me dënimin e ceremonisë së varrimit të Ratko Mlladiçit me nderime ushtarake, Radev deklaroi para gazetarëve se ky është një qëndrim i përbashkët evropian, në përgjigje të një pyetjeje të BGNES.
Kryeministri hodhi poshtë edhe pretendimet e opozitës për ndërhyrje politike të qeverisë në punën e Тelevizionit Kombëtar Bullgar (BNT). Sipas tij, çdo drejtues i ri i BNT-së ka të drejtë të riorganizojë programin e televizionit publik.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva