SHOQËRI

Artikull

Diplomatët dhe ushtarakët bullgarë mbështetën nxënësit në Kosovë

Premte, 11 Shtator 2026, 15:26

Diplomatët dhe ushtarakët bullgarë mbështetën nxënësit në Kosovë

FOTO: mfa.bg/embassies/kosovo

Madhësia e shkronjave

Ambasadori i Bullgarisë në Prishtinë, Hristo Kraevski, dhe komandanti i kontingjentit bullgar në KFOR, nënkoloneli Vencisllav Bonev, vizituan më 7 shtator 2026 shoqatën "Bullgarët e Bashkuar në Kosovë" dhe shkollën "9 Maji" në fshatin Rapçë, komuna e Dragashit.

Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, nxënësve iu dhuruan çanta shkollore, materiale mësimore dhe libra. Një dhuratë e veçantë për ta ishin topat e futbollit të siguruar nga klubi bullgar "Lludogorec".

Diplomatët dhe ushtarakët bullgarë mbështetën nxënësit në Kosovë

FOTO: mfa.bg/embassies/kosovo

Kjo nismë është një tjetër aktivitet i përbashkët bamirësie i diplomatëve bullgarë në Prishtinë dhe kontingjentit bullgar në KFOR për mbështetjen e fëmijëve në Rapçë. Edhe me rastin e Ditës së Evropës dhe festës së shkollës, nxënësit kishin marrë çanta, materiale mësimore dhe pajisje sportive.

Në shkurt të vitit 2026, në shkollën "9 Maji" u përurua një kabinet modern shumëfunksional mësimor, i ndërtuar me mbështetjen e shtetit bullgar. Aktiviteti i radhës është planifikuar për 1 nëntor, Ditën e Rilindësve Kombëtarë Bullgarë.


Diplomatët dhe ushtarakët bullgarë mbështetën nxënësit në Kosovë

FOTO: mfa.bg/embassies/kosovo

Mbështetja e vazhdueshme për shkollën dhe fëmijët në Rapçë synon të kontribuojë në zhvillimin e arsimit, forcimin e kontakteve mes të rinjve dhe ndërtimin e marrëdhënieve miqësore ndërmjet Bullgarisë dhe Kosovës.


Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva