LAJME

Lajm

Planifikojnë dyfishimin e vlerësimeve tatimore të pronave deri në vitin 2029

Premte, 11 Shtator 2026, 16:15

Planifikojnë dyfishimin e vlerësimeve tatimore të pronave deri në vitin 2029

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

"Bullgaria Progresive" planifikon që vlerësimet tatimore të pronave të rriten dy herë deri në vitin 2029, njoftoi deputeti i partisë Stefan Bellçev në BNT.

Sipas tij, hapi i parë do të ndërmerret që në vitin 2027, kur parashikohet një rritje prej 30%, ndërsa në vitet 2028 dhe 2029 vlerësimet do të rriten sërish me nga 35%. Në këtë mënyrë, deri në fund të vitit 2029, vlerësimet pritet të jenë në total 100% më të larta.

Ky ndryshim do të çonte në rritjen e taksës mbi ndërtesat dhe tarifës për mbledhjen e mbetjeve, të cilat llogariten mbi bazën e vlerësimit tatimor të pronës. Gjithashtu, do të rriteshin edhe kostot që lidhen me transaksionet e pasurive të paluajtshme, raportuan BNR "Horizont" dhe BGNES.

 

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva