EKONOMI

Artikull

Sofja dhe Varna janë në TOP 100 të një renditjeje ndërkombëtare për inovacionin

Premte, 11 Shtator 2026, 18:22

Sofja dhe Varna janë në TOP 100 të një renditjeje ndërkombëtare për inovacionin

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Qyteti i Sofjes dhe Varna renditen ndër 100 rajonet e para në një klasifikim ndërkombëtar të konkurrueshmërisë në inovacion. Në edicionin e tretë të Indeksit Transatlantik të Institutit Ekonomik Gjerman në Këln, janë krahasuar 213 rajone nga 13 vende.

Sofja zë vendin e 69-të, ndërsa Varna renditet në vendin e 94-t. Sofja është e 40-ta për sa i përket “ekonomisë së dijes”, por vetëm e 85-ta për kapacitetin inovativ dhe e 178-ta për “globalizimin”, tregues që përfshin eksportet e teknologjisë së lartë dhe investimet e huaja direkte.

Kryeqyteti bullgar renditet i treti për përqindjen e personave me arsim të lartë në grupmoshën 25-64 vjeç, me 55% të popullsisë që ka përfunduar arsimin e lartë. Para tij renditen Budapesti me 59% dhe rajoni metropolitian i Varshavës me 57%.

Për sa i përket familjeve me akses në internet me brez të gjerë (broadband), Sofja kryeson renditjen me 98,6%.

Renditja tregon gjithashtu se nëntë nga dhjetë rajonet me produktivitetin më të ulët në industrinë përpunuese janë bullgare.

 

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva