Artikull
“No More Many More” – Kënga e bretkosave
“No More Many More” festojnë 13-vjetorin e tyre me një koncert të madh
Dielë 13 Shtator 2026 06:06
Dielë, 13 Shtator 2026, 06:06
FOTO: Facebook /No More Many More
Madhësia e shkronjave
Grupi alternativ rock “No More Many More” do ta festojë 13-vjetorin e tij me një koncert të madh më 18 shtator në Sofje. Gjatë kësaj periudhe, ata kanë publikuar tashmë pesë albume studio, dhjetëra hite, kanë mbajtur shumë koncerte të pavarura dhe kanë marrë pjesë në festivale, si dhe, jo më pak e rëndësishme, kanë krijuar një ushtri të tërë fansash besnikë.
Që nga themelimi i tij në vitin 2013, grupi ka tërhequr vëmendjen me tingullin e tij karakteristik, i cili ndërthur rock-un me elemente pop-i dhe hip-hop-i, si edhe me vokalet e veçanta në dy zëra. Ata dallohen për energjinë e fuqishme të muzikës së tyre dhe tekstet e sinqerta të këngëve, të krijuara mbi ngjarje reale. Autor i tyre dhe kompozitori kryesor është Metodi Krëstev, frontmeni i “No More Many More”.
FOTO: Facebook /Metodi Krëstev
Përgjatë këtyre 13 viteve, grupi ka kaluar nëpër ndryshime në përbërje. Aktualisht ai përfshin gjithashtu Radosllav Gergov në vokal dhe perkusion, Vlladimir Ivanov në bateri, Grisha Georgiev në kitarë bas dhe Kamen Aleksandrov në kitarë.
Në koncertin e tyre më 18 shtator do të ketë edhe të ftuar specialë, mes tyre grupin Taraleshta.
Ndër të ftuarit do të jetë edhe aktori Valeri Jordanov,
me të cilin “No More Many More” krijuan një këngë të përbashkët shumë të
fuqishme, "Nuk ka ish-hësh". (
Hësh është një term historik bullgar që i
referohet emigrantëve revolucionarë bullgarë të shekullit XIX, të cilët jetonin
kryesisht në Rumani dhe luftonin kundër Perandorisë Osmane për çlirimin e
Bullgarisë – shën. red.). Për filmin e ardhshëm të Valeri Jordanovit, i
cili do të xhirohet duke filluar nga pranvera, grupi ka realizuar "Këngën
e bretkosave". Për këtë këngë, Metodi Krëstev tregon:
FOTO: Facebook /No More Many More
"Kënga flet për ushtarin e përjetshëm. Filmi është mjaft i rëndë, me baltë, luftë dhe beteja... E shkrova pasi lexova skenarin që më dërgoi Valeri. Në të merr pjesë edhe violonçelistja Tanja Nedkova. Mendoj se doli një këngë shumë e mirë. Përdorëm efekte të posaçme zanore kinematografike dhe sound design. Interesante ishte që i riregjistrova vokalet, sepse gjatë regjistrimeve u sëmura. Në mëngjes, kur dëgjova si po flisja, telefonova menjëherë për t’i regjistruar vokalet ndërsa isha i sëmurë, sepse doja që kënga të tingëllonte pikërisht kështu, sa më e rëndë dhe e ashpër të ishte e mundur, pasi filmi është vërtet brutal."
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva