Seksion
Festivali “Panairi i Kukullave” në Sofje prezanton 26 shfaqje nga e gjithë bota
Shtunë 12 Shtator 2026 07:15
Shtunë, 12 Shtator 2026, 07:15
FOTO: sofiapuppet.com
Madhësia e shkronjave
FOTO: Facebook /Panair i Kukullave (arkiva)
“Festivali do t’i shndërrojë hapësirat e ndryshme të Sofjes në skena për teatrin e kukullave, shfaqjet në rrugë dhe takimet mes artistëve dhe publikut nga Bullgaria dhe nga e gjithë bota”, deklarojnë organizatorët. Më shumë se 15 kompani teatrore do të prezantojnë shfaqjet e tyre në ambiente të mbyllura dhe në hapësira të hapura. “Panairi i Kukullave” nuk ka kufizime gjinore apo kufizime moshe dhe në program përfshihen veprimtari si për fëmijë, ashtu edhe për të rinj dhe të rritur – shfaqje teatrale, teatër rrugor, muzikantë rrugësh dhe të tjera.
FOTO: Facebook /Panair i Kukullave (arkiva)
Në kuadër të festivalit, Teatri i Kukullave i Sofjes do të shënojë 80-vjetorin e themelimit. Teatri do të prezantojë një seri të veçantë aktivitetesh kushtuar historisë dhe arritjeve të tij gjatë tetë dekadave të veprimtarisë krijuese.
FOTO: Facebook /Panair i Kukullave (arkiva)
Përpiloi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Kostandina Bello