SHOQËRI

Seksion

Liturgjia e parë e Shenjtë në kishën e re të ortodoksëve bullgarë në Luksemburg

Shtunë, 12 Shtator 2026, 08:30

Liturgjia e parë e Shenjtë në kishën e re të ortodoksëve bullgarë në Luksemburg

FOTO: Komuniteti i Kishës Ortodokse Bullgare “Shën Ivan Rillski”, Luksemburg

Madhësia e shkronjave

Liturgjia e parë e Shenjtë në kishën e re të Komunitetit të Kishës Ortodokse Bullgare “Shën Ivan Rillski” në Luksemburg do të kremtohet më 12 shtator, njoftoi komuniteti kishtar. Kisha, e cila mban emrin “Shën Luçia”, ndodhet në Hassel, në komunën Weiler-la-Tour, dhe i është vënë në dispozicion komunitetit ortodoks nga komuniteti lokal katolik.

Gjatë liturgjisë së parë do të kremtohet Festa e Lartësimit të Kryqit të Shenjtë – Dita e Kryqit. Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, do të zhvillohet gjithashtu një shërbesë falënderimi për shëndetin dhe suksesin e nxënësve, studentëve, mësuesve dhe pedagogëve.

Liturgjia e parë e Shenjtë në kishën e re të ortodoksëve bullgarë në Luksemburg

FOTO: Komuniteti i Kishës Ortodokse Bullgare “Shën Ivan Rillski”, Luksemburg

Komuniteti i Kishës Ortodokse Bullgare “Shën Ivan Rillski” në qytetin e Luksemburgut u themelua zyrtarisht më 3 tetor 2015. Po atë ditë u zhvillua edhe zgjedhja e Këshillit të Kishës.

Kisha “Shën Luçia” ndodhet në adresën: rue de l’Eglise, L-5761, Hassel.


Përpiloi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip: Kostandina Bello