Seksion
Vallja e Përbashkët Bullgare
Dashamirësit e folklorit bullgar mblidhen në Smoljan
Dielë 13 Shtator 2026 07:20
Dielë, 13 Shtator 2026, 07:20
FOTO: Facebook /Valle për njerëzit nga Smoljan
Madhësia e shkronjave
Vallja e katërt e Përbashkët Bullgare do të zhvillohet më 13 shtator në Smoljan. Mbi dyqind dashamirës të ritmeve nga i gjithë vendi do të mbërrijnë në qytet për t’u kapur dorë për dore, njoftuan organizatorët nga klubi „Valle për njerëzit nga Smoljan“.
Në shumë qytete, çdo të diel njerëz të moshave të ndryshme mblidhen në sheshe dhe parqe për të vallëzuar. Në këtë mënyrë, vallja bëhet jo vetëm një mundësi për t’u takuar, por edhe një mënyrë për t’ua përcjellë traditën brezave të ardhshëm.
FOTO: Facebook /Valle të së dielës
Katër vjet më parë lindi ideja që një herë në vit dashamirësit e folklorit bullgar nga zona të ndryshme të vendit të mblidhen për një vallëzim të përbashkët të së dielës. Nisma filloi në vitin 2023 në Plovdiv, më pas mikpritës u bënë Kazanllëku, Pazarxhiku, ndërsa këtë vit – edhe Smoljani.
Vallja kombëtare e këtij viti do të zhvillohet në sheshin „Vëzrazhdane“, përpara qendrës kulturore „Kirill Maxharov – 1866“, nga ora 16:30 deri në orën 20:00.
„Vallja nuk është thjesht një kërcim; ajo është takim dhe komunikim, traditë dhe emocion, jetë dhe magji“, thonë organizatorët.
Përpiloi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Kostandina Bello
Publikoi / Publikuan: Kostandina Bello