Seksion
Fëmijët në Taraklia do të mësojnë për besimin ortodoks dhe vlerat e krishtera
Dielë 13 Shtator 2026 08:15
Dielë, 13 Shtator 2026, 08:15
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Shkolla e së dielës pranë kishës „Dëshmor i Madh Shën Gjergji Fitimtar“ në qytetin moldav Taraklia fton fëmijët e moshës nga 7 vjeç e sipër të marrin pjesë në mësime kushtuar besimit ortodoks, historisë biblike, vlerave të krishtera dhe traditave shpirtërore. Viti i ri shkollor do të fillojë më 13 shtator, njoftuan nga kisha.
Nxënësit do të mësojnë Ligjin e Zotit dhe temat do t’u paraqiten me një gjuhë të përshtatshme për grupmoshat e ndryshme. Përveç mësimeve, gjatë vitit do të zhvillohen veprimtari festive kushtuar Lindjes së Krishtit dhe Pashkëve, me pjesëmarrjen e drejtuesit të kishës dhe priftërinjve.
FOTO: BTA - Taraklia
Kisha „Dëshmor i Madh Shën Gjergji Fitimtar“ në Taraklia ka një histori më shumë se dy shekullore. Në shkurt të vitit 1814, kolonët bullgarë në Taraklia i drejtuan një kërkesë Mitropolitit të Kishinjovit dhe Hotinit për leje për ndërtimin e një kishe, dhe guri i parë i themelit u vendos në maj të të njëjtit vit. Sot pranë kishës funksionon një shkollë e së dielës, e cila i njeh fëmijët me besimin ortodoks, historinë biblike, vlerat dhe traditat e krishtera.
Sipas regjistrimit të popullsisë në Moldavi të vitit 2024, në Taraklia jetojnë 10 021 banorë, nga të cilët 7647, ose rreth 76%, deklarohen si bullgarë.
Përpiloi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Kostandina Bello
Publikoi / Publikuan: Kostandina Bello