LAJME

Artikull

Një protestë mund të bllokojë përkohësisht pikat kufitare më 14 shtator

Hënë, 14 Shtator 2026, 10:12

Një protestë mund të bllokojë përkohësisht pikat kufitare më 14 shtator

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Më 14 shtator është planifikuar një protestë e shoferëve të kamionëve nga Serbia, Maqedonia e Veriut, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi dhe Turqia kundër rregullave për qëndrimin në hapësirën Shengen. 

Priten bllokime të përkohshme të pikave kufitare drejt vendeve të BE-së, përfshirë edhe pikën kufitare "Kapitan Andreevo - Kapëkule" në kufirin bullgaro-turk. 

Në fillim të javës, trafiku është më i ngarkuar në "Kapitan Andreevo" dhe "Lesovo", në drejtim të daljes së automjeteve të mallrave. 

Në pikat e tjera kufitare me Greqinë, Maqedoninë e Veriut, Serbinë dhe Rumaninë, qarkullimi është normal. 

Gjithashtu, më 13 dhe 14 shtator, përmes Bullgarisë drejt Rumanisë do të kalojnë ushtarakë turq dhe mjete ushtarake, ndërsa kolonat do të shoqërohen nga ekipe të Policisë Ushtarake. 

Këshillë praktike: Nëse udhëtoni përmes "Kapitan Andreevo" më 14 shtator, është e mundur të ketë vonesa, ndaj rekomandohet të parashikoni më shumë kohë për kalimin e kufirit. 

 

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva