Artikull
Veselin Topallovi mposhti Gari Kasparovin në përballjen e legjendave të shahut
Hënë 14 Shtator 2026 11:23
Hënë, 14 Shtator 2026, 11:23
FOTO: Instagram/stlchessclub
Madhësia e shkronjave
Veselin Topallovi, kampioni i 19-të botëror i shahut, ndali kundërsulmin e fundit të kampionit të 13-të botëror, Gari Kasparov. Kështu, bullgari fitoi të dyja ndeshjet blitz dhe triumfoi në turneun Clutch Chess: The Legends Chess960 2026, në fund të ditës së tretë dhe të fundit të garës me 12 parti, njofton faqja publika.bg.
Topallovi grumbulloi një rezultat mbresëlënës prej 11:1 vetëm në partitë blitz dhe fitoi me rezultatin përfundimtar 16:8. Kasparovi tentoi të përmbyste rezultatin duke fituar ndeshjen e parë të shahut të shpejtë të ditës, duke ngushtuar avantazhin e Topallovit në 8,5:6,5.
Pas një barazimi në ndeshjen pasuese, përballja e parë blitz në partinë e 11-të u shndërrua në ndeshjen vendimtare të ditës. Ajo përfundoi në favor të Topallovit në minutën e fundit të lojës, duke i mundësuar atij të arrinte 13 pikë dhe të siguronte fitoren e turneut edhe para zhvillimit të partisë së fundit, të 12-tës, transmeton BTA.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: BGNES, БТА, dnevnik.bg dhe arkiv
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva