Artikull
Janë konstatuar mangësi në administrimin e depove të municioneve
Hënë 14 Shtator 2026 12:20
Hënë, 14 Shtator 2026, 12:20
Ivan Demerxhiev
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Ka pasur nënvlerësim jo vetëm nga kompania “EMKO”, por edhe nga të gjithë ata që administrojnë dhe ruajnë këto depo, deklaroi Ministri i Punëve të Brendshme, Ivan Demerxhiev, para gazetarëve në lidhje me shpërthimet e 10 gushtit dhe 11 shtatorit në depot e municioneve të shoqërisë, transmeton BTA.
“Aktiviteti është qartazi i rrezikshëm, ndërsa situata në të cilën ndodhet bota, jo vetëm Bullgaria, krijon burime të shtuara rreziku. Masat e sigurisë duhet të jenë në përputhje me këtë realitet, përfshirë edhe mënyrën se si ruhen këto substanca dhe materiale të rrezikshme”, tha ai.
Ministri shpjegoi se disa ditë para incidentit të fundit, Ministria e Punëve të Brendshme kishte kryer një kontroll në depon në fshatin Gorni Vërpishta, ku ishin konstatuar mangësi në sistemin e sigurisë dhe në ruajtjen e objektit.
Policia po heton të gjitha versionet e mundshme lidhur me shpërthimin dhe është ende herët për të përcaktuar një pistë kryesore hetimi, shtoi ministri.
Lidhur me mundësinë e mbledhjes së Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare, Demerxhiev tha se kjo është çështje që i takon vlerësimit të presidentit.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva