Artikull
Parashikimi i motit për 15 shtator 2026
Në majën Musalla pritet bora e parë e vjeshtës
Hënë 14 Shtator 2026 18:45
Hënë, 14 Shtator 2026, 18:45
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Të martën, temperaturat minimale do të jenë nga 7°C deri në 17°C. Në Sofje pritet që temperatura minimale të jetë rreth 7°C. Në luginat dhe fushat më të larta të gjysmës perëndimore të vendit, temperaturat e mëngjesit do të lëvizin mes 6°C dhe 9°C.
Gjatë ditës mbi vend do të ketë vranësira të pjesshme, më të dendura në rajonet veriperëndimore, ndërsa pasdite ato do të shtohen edhe në pjesë të tjera të vendit. Në disa zona, kryesisht në malet e Bullgarisë Perëndimore, priten reshje shiu. Në gjysmën lindore të vendit do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga verilindja. Temperaturat maksimale do të jenë nga 21°C deri në 26°C, ndërsa në kryeqytet rreth 22°C.
Në bregdetin e Detit të Zi moti do të jetë kryesisht me diell, me shtim të përkohshëm të vranësirave, më të theksuara gjatë pasdites. Në disa vende përgjatë bregdetit jugor mund të ketë reshje të dobëta shiu. Temperaturat maksimale të ajrit do të jenë nga 21°C deri në 24°C. Temperatura e ujit të detit do të jetë 23°C-25°C, ndërsa dallgëzimi i detit do të arrijë 2-3 ballë.
Në male do të ketë mot me vranësira të ndryshueshme dhe në disa vende reshje të dobëta shiu. Në majën Musalla pritet të bjerë borë e lehtë, duke shënuar reshjen e parë të borës për stinën e vjeshtës. Era do të jetë e dobët deri mesatare, kryesisht nga lindja-verilindja, ndërsa në zonat më të larta nga veriperëndimi. Temperatura maksimale në 1200 metra lartësi do të jetë rreth 17°C, ndërsa në 2000 metra rreth 10°C.
Të mërkurën do të mbizotërojë moti me diell, me shtim të përkohshëm të vranësirave rreth mesditës dhe pasdite. Reshje të dobëta dhe afatshkurtra do të ketë vetëm në disa vende të veçanta, kryesisht në zonat malore. Në mëngjes, në disa pjesë të Bullgarisë Lindore do të ketë vranësira të ulëta ose mjegull. Temperatura minimale do të jetë kryesisht ndërmjet 9°C dhe 14°C, ndërsa temperaturat ditore do të vazhdojnë të rriten gradualisht.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva