Martë, 15 Shtator 2026, 13:00

„Shkollë“

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Gëzuar ditën e parë të shkollës!

Në ditën e parë të vitit të ri shkollor, përshëndesim të gjithë nxënësit – të vegjël dhe të mëdhenj – me këngën „Shkollë“, të interpretuar nga këngëtarja e xhazit Jëlldëz Ibrahimova dhe vajza e saj, Suna Dinçer. Tatjana Ballova i vesh melodinë e njohur me fjalë, ndërsa aranzhimi është i Jëlldëz Ibrahimovës. Kënga „Shkollë“ është përfshirë në albumin „Këngë për të vegjël dhe të mëdhenj“, i botuar në vitet e para të shekullit të ri. Në të, këngëtarja interpreton disa nga këngët më të dashura për fëmijë në aranzhime të reja. Përveç titujve të njohur dhe të dashur bullgarë, në „Këngë për të vegjël dhe të mëdhenj“ janë përfshirë edhe vepra nga folklori i vendeve të tjera ballkanike, si dhe nga trashëgimia muzikore e Evropës.

Jëlldëz Ibrahimova

Jëlldëz Ibrahimova

FOTO: Ani Petrova

Albumi është shumë i veçantë për Jëlldëz Ibrahimovën, sepse jo vetëm që ndërthur kultura të ndryshme, por në të dëgjohen edhe zërat e tri brezave të këngëtareve: nëna e saj – Nevrie Alieva, vetë Jëlldëzi dhe vajza e saj, Suna Dinçer, e cila në kohën e regjistrimeve ishte ende fare e vogël – vetëm gjashtë vjeçe.

Redaktoi: Diljana Traçeva

Përgatiti në shqip: Sindi Nikollofski