Artikull
10 medalje fituan nxënësit bullgarë në Olimpiadën e Gjuhës Angleze
Hënë 14 Shtator 2026 12:56
Hënë, 14 Shtator 2026, 12:56
FOTO: mon.bg
Madhësia e shkronjave
Ekipi kombëtar i Bullgarisë
u paraqit në mënyrë të shkëlqyer në Olimpiadën Ndërkombëtare të Gjuhës Angleze,
e zhvilluar në Suçeava, Rumani. Tetë përfaqësuesit bullgarë fituan gjithsej 10
medalje, prej të cilave 5 të arta dhe 5 të argjendta, si dhe 3 certifikata
nderi, njoftoi qendra e shtypit e Ministrisë së Arsimit.
Në renditjen ekipore,
Bullgaria fitoi vendin e parë në nivelin B2 me 95 pikë. Në nivelin C1, vendi u
rendit i dyti me 94 pikë, pas ekipit mikpritës të Rumanisë.
Në konkurrimin individual,
Lina Brintnoll nga Shkolla e Mesme “Canko Cerkovski” në Pollski Trëmbesh fitoi
vendin e parë në nivelin B1, me një rezultat total prej 96 pikësh mes 46
pjesëmarrësve.
Renel Ivanova zuri vendin e dytë në nivelin B2 mes 59 garuesve, duke mbetur vetëm 0,25 pikë pas fituesit. Ajo ishte gjithashtu garuesja e vetme në nivelin B2 që arriti rezultatin maksimal prej 100 pikësh në pjesën me gojë të konkursit, transmeton BTA.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva