Artikull
Sarëbojukov vetëm 1 cm larg fituesit të Kampionatit Botëror të Atletikës
Hënë 14 Shtator 2026 15:34
Hënë, 14 Shtator 2026, 15:34
FOTO: bfla.org
Madhësia e shkronjave
Atleti 22-vjeçar bullgar Bozhidar Sarëbojukov mbeti pa titullin në Kampionatin Botëror të Atletikës (World Athletics Ultimate Championship), pasi në garën e kërcimit së gjati më 12 shtator në Budapest të Hungarisë përfundoi vetëm 1 centimetër pas fituesit Miltiadis Tentoglou.
Përfaqësuesi i vetëm i Bullgarisë në këtë kampionat regjistroi rezultatin 8,34 metra (+0,8 m/s) në përpjekjen e tij më të mirë, por u rendit i dyti, pasi atleti grek fitoi trofeun me një kërcim prej 8,35 metrash (0,0 m/s).
Me këtë sukses, bullgari, i cili është kampion evropian në sallë që nga viti 2025, fitoi 75 000 dollarë nga fondi i shpërblimeve. Ai nuk harroi të realizonte edhe markën e tij karakteristike, një salto prapa, përpara stadiumit të tejmbushur dhe dhjetëra tifozëve bullgarë në tribuna, njofton Federata Bullgare e Atletikës në faqen e saj zyrtare.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva