Artikull
Një bullgar dhe një afrikano-jugor krah për krah në trasenë e Pirin Ultra
Hënë 14 Shtator 2026 16:22
Hënë, 14 Shtator 2026, 16:22
FOTO: Facebook /Pirin Ultra
Madhësia e shkronjave
Bullgari Petër Hristov dhe
afrikano-jugori Michael Wittenberg dhuruan një fund të pazakontë në një nga
ultramaratonat malore më të vështira në Bullgari, Pirin Ultra 2026, në
distancën 160 km me 11 000 metra diferencë lartësie. Të dy kaluan vijën e
finishit njëkohësisht në vendin e parë me kohën 29:41:30 orë.
Ata e nisën garën si rivalë
dhe, pas 20 kilometrave të parë, hynë në një betejë të fortë për epërsi në
trasenë e vështirë, duke u ndarë vetëm me pak sekonda në pikat e kontrollit.
Megjithatë, asnjëri nuk arriti të shkëputej dhe gradualisht gara u shndërrua në
një sfidë të përbashkët.
Finishi i përbashkët shkaktoi një valë reagimesh në rrjetet sociale.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva