Artikull
Afro 40 000 nxënës ndjekin mësimin në shkollat bullgare të së dielës në 6 kontinente
Mbi 55 000 fëmijë kalojnë pragun e shkollës për herë të pare
Martë 15 Shtator 2026 04:03
Martë, 15 Shtator 2026, 04:03
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
Mbi 55 000 nxënës të klasës së parë kalojnë sot pragun e shkollës për herë të parë. Me rënien e ziles së parë shkollore do të nisë viti i ri mësimor për më shumë se 700 000 nxënës në 2322 shkolla në të gjithë vendin, njofton Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Bullgarisë.
Nga ministria vërehet një trend pozitiv i rritjes së numrit të të rinjve në sistemin arsimor gjatë viteve të fundit. Tashmë pothuajse çdo i pesti specialist pedagogjik në vend është nën moshën 35 vjeç.
Për vitin e ri shkollor janë ndërtuar më shumë se 2000 qendra të reja STEM në shkolla. Investimi prej mbi 250 milionë eurosh është realizuar në kuadër të Planit për Rimëkëmbje dhe Qëndrueshmëri.
Dita e parë e shkollës ka nisur tashmë edhe për mijëra fëmijë bullgarë jashtë vendit. Në 410 shkolla bullgare të së dielës, të vendosura në 44 shtete, viti i ri mësimor ka filluar për afro 40 000 nxënës.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva