Artikull
443 euro do të jetë kufiri i varfërisë në vitin 2027
Rreth 21% e bullgarëve kanë të ardhura nën kufirin e varfërisë
Hënë 14 Shtator 2026 17:29
Hënë, 14 Shtator 2026, 17:29
FOTO: Ministria e Punës dhe Politikës Sociale
Madhësia e shkronjave
Këshilli Kombëtar për Bashkëpunim Trepalësh miratoi nivelin e kufirit të varfërisë, i cili në vitin 2027 do të jetë 443 euro. Krahasuar me vitin 2026, ai rritet me 13,4%, ose me 52,37 euro.
Sipas të dhënave të Eurostatit për vitin 2026, qytetarët bullgarë që jetojnë me të ardhura nën kufirin e varfërisë janë 1,369 milionë persona, ose 21,2% e popullsisë së vendit.
Sipas Ministres së Punës dhe Politikës Sociale, Natalia Efremova, pjesa relative e popullsisë së varfër pritet të ulet me 0,5 pikë përqindjeje gjatë vitit të ardhshëm.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva