SPORT

Artikull

Volejbollistët bullgarë do të luajnë në fazën eliminatore të EuroVolley 2026

Martë, 15 Shtator 2026, 09:25

Volejbollistët bullgarë do të luajnë në fazën eliminatore të EuroVolley 2026

FOTO: Federata Bullgare e Volejbollit

Madhësia e shkronjave

Bullgaria siguroi një vend në fazën eliminatore të Kampionatit Evropian të volejbollit për meshkuj. Nënkampionët e botës mposhtën Izraelin me rezultatin 3:1 (23:25, 25:22, 25:15, 25:20) në palestrën “Arena 8888” në Sofje dhe u rehabilituan pas humbjes ndaj Ukrainës në ndeshjen e mëparshme.

Ndeshja nuk filloi mirë për bullgarët. Izraelitët e nisën takimin të frymëzuar dhe shumë të saktë në pritje dhe në sulm, gjë që i shkaktoi probleme ekipit bullgar. Seti i parë u fitua nga Izraeli.

Në pjesën e dytë, bullgarët u mobilizuan dhe, të mbështetur nga paraqitja e shkëlqyer e Asparuh Asparuhovit, rikthyen baraspeshën. Një set i tretë shumë bindës u pasua nga një i katërt i qetë dhe kështu skuadra e drejtuar nga Xhanlorenco Blenxhini tashmë po sheh drejt fazës së 1/8-ve.

Skuadra nuk mund të zhvendoset më nga katër vendet e para të Grupit B, të cilat sigurojnë kualifikimin për fazën eliminatore.

Aleksandar Nikollov dhe Denisllav Bërdarov përfunduan me nga 18 pikë, Asparuhovi shtoi 13, ndërsa kapiteni Aleks Grozdanov kontribuoi me 12 pikë. Për kundërshtarin, Mark Rura dhe Shei Maio Liberman përfunduan përkatësisht me 18 dhe 14 pikë.

Skuadra jonë renditet e treta me bilancin 3-1. Ukraina kryeson me katër fitore në katër ndeshje, ndërsa kampionia evropiane Polonia ka bilancin 3-0. Izraeli ruan ende shanset për të kaluar grupin, me bilancin 1-3, në vendin e katërt.



Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Sindi Nikollofski