LAJME

Artikull

Trafik i rënduar i kamionëve drejt Turqisë në “Kapitan Andreevo”

Martë, 15 Shtator 2026, 10:45

Trafik i rënduar i kamionëve drejt Turqisë në “Kapitan Andreevo”

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Trafik i rënduar është regjistruar në pikën kufitare “Kapitan Andreevo”, në dalje për automjetet e tonazhit të rëndë drejt Turqisë, njoftojnë nga Policia Kufitare. Kalimi është normal në të gjitha pikat dhe vendkalimet e tjera kufitare të vendit me Greqinë, Maqedoninë e Veriut, Serbinë dhe Rumaninë.

Për shkak të punimeve të riparimit në urat e autostradës “Marica”, në drejtim të Pllovdivit, në rajonin e Haskovos, qarkullimi do të kufizohet në mënyrë graduale, ndërsa automjetet do të kalojnë në një korsi me shpejtësi deri në 90 km/orë, njoftuan nga Agjencia “Infrastruktura Rrugore”.

Një person ka humbur jetën, ndërsa 32 janë plagosur në 30 aksidente të rënda rrugore gjatë 24 orëve të fundit, njoftuan nga Policia Rrugore. Që nga fillimi i muajit, në 319 aksidente të rënda kanë humbur jetën 12 persona, ndërsa numri i të plagosurve ka arritur në 392.

Që nga fillimi i vitit, në 4811 aksidente të rënda në rrugët e vendit kanë humbur jetën 326 persona, ndërsa 5969 janë plagosur. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025, numri i viktimave është rritur me 19 persona.

Gjatë 24 orëve të fundit, në vend janë shuar 72 zjarre. Në një shtëpi në Sofje, në komunën “Oborishtе”, në rrugën “Baço Kiro” nr. 40, gjatë një zjarri gjatë natës kanë humbur jetën dy burra dhe një grua me identitet të paidentifikuar, njoftojnë nga “Siguria nga Zjarri dhe Mbrojtja e Popullsisë”.


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Sindi Nikollofski