LAJME

Lajm

Bullgaria mbështet krijimin e një qendre evropiane kundër kërcënimeve hibride

Martë, 15 Shtator 2026, 11:50

Bullgaria mbështet krijimin e një qendre evropiane kundër kërcënimeve hibride

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Bullgaria do ta mbështesë Italinë për krijimin e një qendre për luftën kundër sulmeve hibride, tha në bazën ajrore “Bezmer” ministri i Mbrojtjes, Dimitër Stojanov. Ai priti atje homologun e tij italian, Guido Krozeto, raportoi BTA.

Propozimi për krijimin e qendrës do të bëhet në takimin e ministrave të Mbrojtjes në Bruksel më 28 shtator.

“Bullgaria do të marrë pjesë në mënyrë të prerë në këtë qendër. Hapësira kibernetike, sulmet me dronë, ajo që po ndodh në Evropën Perëndimore, në Bullgari, aktet e mundshme terroriste – këto janë pjesë e luftës moderne”, tha ministri Stojanov.

“Lufta hibride nuk është e tillë që të shihet, siç shihen bombat, por është po aq e rrezikshme. Duhet të zhvillojmë një dialog të përbashkët me Evropën, në mënyrë që të kuptojmë se si t’u përgjigjemi këtyre sulmeve”, theksoi i ftuari Guido Krozeto.

Të dy ministrat diskutuan gjithashtu ndërtimin dhe përdorimin e përbashkët të objekteve ushtarake në territorin e zonës ushtarake “Kabile”, pranë Jambollit.

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Sindi Nikollofski