Lajm
Regjisorja gjermane fituese në Kanë do të përfaqësojë Bullgarinë për “Oscar”
Martë 15 Shtator 2026 13:40
Martë, 15 Shtator 2026, 13:40
FOTO: Qendra Kombëtare e Filmit
Madhësia e shkronjave
Filmi “Aventura e ëndërruar” (“The Dreamed Adventure”) i regjisores gjermane Valeska Grizebah është propozimi bullgar në kategorinë për filmin më të mirë ndërkombëtar artistik për edicionin e 99-të të çmimeve “Oscar”, njoftuan nga Qendra Kombëtare e Filmit.
Vendimi u mor nga një komision me kryetare Mira Staleva – producente dhe organizatore festivalesh, Savina Petkova – kritike filmi, Julian Kostov – aktor, Pavell Vesnakov – regjisor dhe Kalin Kalinov – producent.
“Aventura e ëndërruar” është një bashkëprodhim ndërkombëtar midis Gjermanisë, Francës, Bullgarisë dhe Austrisë. Filmi është xhiruar me aktorë jo profesionistë. Premiera e tij u zhvillua në Festivalin e Kanës këtë vit, ku fitoi Çmimin e Jurisë. Filmi është përzgjedhur për pjesëmarrje në shumë festivale ndërkombëtare, si ato në Toronto, Sidnej, Nju Jork, Londër, Sarajevë, Vankuver etj.
Filmi na çon në Svilengrad, ku arkeologia Veska takohet papritur me Saidin – një njohje e vjetër, makina e të cilit është vjedhur. Përpjekja për ta ndihmuar atë e përfshin në një rrjet lidhjesh të fshehta kriminale, të cilat gradualisht zbulojnë anët e errëta të qytetit. Protagonistja përballet me fantazmat e së kaluarës, ndërsa e vërteta zbulohet jo vetëm për vendin ku jeton, por edhe për përvojat e saj personale.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Sindi Nikollofski
Publikoi / Publikuan: Sindi Nikollofski