LAJME

Lajm

Parashikimi i motit për 16 shtator 2026

Moti mbetet i ngrohtë, me vranësira të ndryshueshme dhe pa reshje të konsiderueshme

Martë, 15 Shtator 2026, 19:30

Parashikimi i motit për 16 shtator 2026

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Të mërkurën, temperaturat minimale do të jenë nga 10 deri në 15°, ndërsa në bregdetin e Detit të Zi do të jenë pak më të larta. Në Sofje pritet të jetë 12°. Në mëngjes, në Bullgarinë Lindore dhe në disa vende në ultësira do të ketë vranësira të ulëta ose mjegull. Gjatë ditës do të mbizotërojë mot me diell, me shtim të përkohshëm të vranësirave, kryesisht rreth dhe pas mesditës. Reshje të dobëta dhe afatshkurtra do të ketë në rajonet juglindore, ndërsa pas mesditës edhe në disa zona malore. Do të fryjë erë e dobët, ndërsa në rajonet juglindore deri mesatare, nga lindja-verilindja. Temperaturat maksimale do të jenë nga 23 deri në 28°. Në kryeqytet do të jetë rreth 25°.

Në bregdetin e Detit të Zi do të mbizotërojë mot me diell, me shtim të përkohshëm të vranësirave. Në bregdetin jugor pothuajse gjatë gjithë ditës do të ketë vranësira të dendura dhe reshje të dobëta e afatshkurtra. Do të fryjë erë deri mesatare nga lindja-verilindja. Temperaturat maksimale të ajrit do të jenë nga 24 deri në 26°. Temperatura e ujit të detit është 23-25°. Dallgëzimi i detit do të jetë 2-3 ballë.

Në male do të ketë vranësira të ndryshueshme dhe në vende të veçanta, kryesisht në masivet e Bullgarisë Jugperëndimore dhe në pjesën qendrore të Malit Stara Planina, do të ketë reshje të dobëta. Në zonat e larta do të fryjë erë deri mesatare nga veriu. Temperatura maksimale në lartësinë 1200 metra mbi nivelin e detit do të jetë rreth 16°, ndërsa në 2000 metra do të jetë rreth 10°.

Të enjten, situata meteorologjike do të mbetet pa ndryshime të rëndësishme. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 8 dhe 13°, ndërsa ato ditore – ndërmjet 24 dhe 29°.


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Sindi Nikollofski