Lajm
Qeveria përpiqet të kufizojë deficitin aktual dhe atë të buxhetit të ardhshëm
Martë 15 Shtator 2026 14:38
Martë, 15 Shtator 2026, 14:38
Zëvendëskryeministri Gëllëb Donev
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Procedura buxhetore për vitin 2027 ka nisur dhe procesi po zhvillohet brenda afateve shumë të ngushta, në mënyrë që deri më 15 tetor t’i paraqiten Komisionit Evropian parametrat e përgjithshëm, deklaroi zëvendëskryeministri Gallëb Donev.
“Parashikimi për deficitin ishte 3,8%; po bëjmë gjithçka që ai të jetë më i ulët, në përputhje me kriteret e Mastrihtit”, siguroi Donev.
Në përgjigje të një pyetjeje nga Radioja Kombëtare Bullgare (BNR), Donev konfirmoi se deri në fund të vitit do të emetohet edhe një seri e re e borxhit të jashtëm ndërkombëtar, ndërsa Ministria e Financave po bën çdo përpjekje që deficiti për vitin të mbetet nën nivelin prej 5,7% të PBB-së, të parashikuar në buxhet.
“Ne nuk e kemi tërhequr të gjithë shumën e borxhit që u miratua nga parlamenti. Deri tani kemi siguruar borxhin e nevojshëm për pagesat sipas Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë, kështu që pritet të dalim sërish në treg dhe të emetojmë një seri të re të borxhit të jashtëm”, shpjegoi zëvendëskryeministri.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva