Lajm
Të rinjtë bullgarë largohen nga shtëpia e prindërve në moshën 28-vjeçare
Martë 15 Shtator 2026 15:38
Martë, 15 Shtator 2026, 15:38
FOTO: Georgi Nejkov - BNR
Madhësia e shkronjave
Të rinjtë bullgarë largohen
nga shtëpia e prindërve në moshën 27,9 vjeç, ose gati dy vjet më vonë se
mesatarja e Bashkimit Evropian, tregojnë të dhënat më të fundit të Eurostatit
për vitin 2025, njoftoi gazetarja Maria Kostova.
Për të gjithë Bashkimin
Evropian, kjo moshë është mesatarisht 26,3 vjeç. Më vonë nga të gjithë largohen
nga shtëpia e prindërve të rinjtë në Kroaci, në moshën pothuajse 31 vjeç e
gjysmë. Ndërsa më herët largohen të rinjtë në Finlandë, në moshën 21,4 vjeç.
Në vendet ku të rinjtë
largohen më herët nga shtëpia e prindërve, norma e punësimit në këtë grupmoshë
zakonisht është më e lartë.
Bullgarët tashmë po largohen nga shtëpia e prindërve më herët krahasuar me vitin 2022, kur kjo ndodhte mesatarisht në moshën 30,3 vjeç.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva