Qyteti Gabrovo është mikpritës i forumit botëror “Zanatet dhe arti folklorik”

Mërkurë, 16 Shtator 2026, 05:23

Qyteti Gabrovo është mikpritës i forumit botëror “Zanatet dhe arti folklorik”

FOTO: gabrovo.bg

Madhësia e shkronjave

Gabrovo do të shndërrohet në një qendër ndërkombëtare të mendimit krijues, humorit dhe aftësive njerëzore nga 16 deri më 20 shtator 2026. Gjatë këtyre ditëve, qyteti do të presë Takimin Vjetor të nënrrjetit “Zanatet dhe Arti Folklorik” në kuadër të Rrjetit të Qyteteve Krijuese të UNESCO-s, njofton Bashkia e Gabrovos.

Ngjarja do të mbledhë përfaqësues të dhjetëra qyteteve nga e gjithë bota, të cilët punojnë për zhvillimin e kulturës si një forcë shtytëse për shoqëri të qëndrueshme dhe paqësore.

Aktualisht, në fushën “Zanatet dhe Arti Folklorik” janë anëtare 80 qytete nga 55 shtete. Përfaqësuesit e tyre do të mblidhen në Gabrovo për të shkëmbyer përvoja, ide dhe praktika të mira në fushën e kulturës, zanateve tradicionale dhe arteve.

Tema e takimit është “Ndërtimi i një bote paqësore përmes krijimtarisë njerëzore” (Crafting Human Creativity for a Peaceful World). Ajo do të vërë theksin mbi fuqinë e krijimtarisë njerëzore në një epokë ndryshimesh teknologjike dhe sfidash globale.

 

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva