LAJME

Lajm

Zgjedhjet presidenciale 2026: Mbi 6700 kërkesa për votim nga jashtë vendit

Martë, 15 Shtator 2026, 18:10

zëdhënësja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Stojanka Ballova-Cvetkova

zëdhënësja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Stojanka Ballova-Cvetkova

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Sipas listave paraprake zgjedhore, numri i votuesve për zgjedhjet presidenciale të ardhshme më 25 tetor është 6 645 746. 

Deri më tani janë dorëzuar mbi 6700 kërkesa për votim jashtë vendit. Tradicionalisht, numri më i madh i tyre vjen nga Britania e Madhe, Shtetet e Bashkuara, Gjermania dhe Turqia. Këtë e njoftoi zëdhënësja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Stojanka Ballova-Cvetkova, gjatë një konference për shtyp të komisionit. 

Kërkesat elektronike për votim jashtë vendit mund të paraqiten deri në orën 24:00 të 29 shtatorit, ndërsa deri më 10 tetor votuesit mund të kërkojnë të regjistrohen në listën zgjedhore sipas adresës së tyre aktuale të banimit. 

Në bazë të kërkesave të paraqitura, jashtë Bullgarisë do të krijohen qendra votimi. Për hapjen e një qendre në një vend të caktuar nevojiten të paktën 40 kërkesa. Në rast se ka 300 ose më shumë votues, parashikohet edhe votimi me makinë elektronike. 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të analizojë të dhënat për të vlerësuar nëse në disa qendra votimi jashtë vendit është e nevojshme të dërgohen nga dy makina votimi, me qëllim shmangien e grumbullimit të votuesve.

Për pjesëmarrje në zgjedhjet për president dhe nënpresident janë regjistruar tetë parti politike dhe 24 komitete nismëtare.

 

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva