Mërkurë 16 Shtator 2026 08:55
Mërkurë, 16 Shtator 2026, 08:55
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Një protestë në të ashtuquajturin “Trekëndëshi i Pushtetit”, midis ndërtesave të parlamentit, qeverisë dhe presidencës, bllokoi për 2 orë trafikun në qendrën e kryeqytetit, në sheshin “Nezavisimost” (“Pavarësia”), njofton BTA.
Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e qeverisë dhe si arsye përmendin deficitin buxhetor, marrjen e një borxhi të ri të jashtëm, korrupsionin e vazhdueshëm, mungesën e veprimeve të mjaftueshme kundër krimit të organizuar dhe dhunën rinore që mbetet pa u ndëshkuar.
FOTO: BTA
Klima e biznesit për bullgarët është e keqe për shkak të kabinetit “Radev”, tha organizatori i protestës, Manoll Glishev. Sipas tij, shumë kompani të huaja po largohen nga vendi dhe taksa mbi pronën do të rritet me 100%. Glishev gjithashtu akuzoi qeverinë se ka “varësi nga Rusia”.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva