Lajm
Deri në fund të muajit pritet që një litër naftë të arrijë çmimin 2 euro
Mërkurë 16 Shtator 2026 10:46
Mërkurë, 16 Shtator 2026, 10:46
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
Çmimet e karburanteve në vend vazhdojnë të rriten. Më 16 shtator, nafta është shtrenjtuar me 3 centë, ndërsa benzina me 1 cent, deklaroi për bTV Dimitër Haxhidimitrov, nënkryetar i Shoqatës së Tregtarëve, Importuesve dhe Transportuesve të Karburanteve në Bullgari.
Sipas tij, kjo nuk do të jetë rritja e fundit për këtë javë.
"Të paktën me 2 centë të tjerë. Deri në fund të javës duhet të rriten si nafta, ashtu edhe benzina", tha Haxhidimitrov, duke shtuar se çmimi mesatar i naftës tashmë është rreth 1,95 euro për litër, ndërsa ai i benzinës afro 1,70 euro.
Sipas tij, çmimi i naftës së papërpunuar është një nga faktorët që po ndikon në rritjen e çmimeve. Por arsyet kryesore janë mungesa e naftës në shkallë globale, mbyllja e rafinerive në Evropë dhe konfliktet e vazhdueshme ushtarake, të cilat po rrisin kostot e transportit dhe të sigurimit.
Ai parashikon se çmimi i naftës në Bullgari së shpejti do të arrijë në rreth 2 euro për litër, por nuk pret që ky kufi të tejkalohet deri në fund të shtatorit.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva