LAJME

Lajm

Forcat Ajrore mbyllin përkohësisht zona mbi Detin e Zi verior

Mërkurë, 16 Shtator 2026, 10:58

Forcat Ajrore mbyllin përkohësisht zona mbi Detin e Zi verior

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Forcat Ajrore Bullgare (VVS) paralajmëruan për zona të gjera të rrezikshme për shkak të qitjeve luftarake ndaj objektivave ajrorë në sektorin verior bullgar të Detit të Zi.

“Nga 16 deri më 18 shtator 2026, në poligonin kundërajror ‘Shablla’ do të zhvillohen fluturime me qitje luftarake ndaj objektivave ajrorë nga ekuipazhe të Forcave Ajrore”, thuhet në një njoftim zyrtar. 

“Komanda e Forcave Ajrore informon se më 16 dhe 17 shtator, nga ora 11:00 deri në 18:00 dhe nga ora 20:00 deri në 02:00 sipas kohës lokale, si dhe më 18 shtator nga ora 11:00 deri në 18:00, do të aktivizohen zona të rrezikshme në hapësirën ajrore mbi poligonin dhe në zonën detare ngjitur me të, si edhe mbi ujërat territoriale, midis Kepit Kaliakra, Kepit Kartalburun dhe vijës që shtrihet 100 kilometra paralelisht me vijën bregdetare”, sqarojnë nga Forcat Ajrore. 

Autoritetet u bëjnë thirrje pilotëve, operatorëve detarë dhe përdoruesve të tjerë të hapësirës ajrore dhe detare të respektojnë kufizimet e vendosura gjatë zhvillimit të stërvitjes, për arsye siguriе. 

 

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva