Lajm
“Vajza e artë” Maria Drençeva hyn në një program elitar zviceran
Mërkurë 16 Shtator 2026 15:32
Mërkurë, 16 Shtator 2026, 15:32
FOTO: mon.bg
Madhësia e shkronjave
Studentja bullgare Maria Drençeva u përzgjodh mes 2500 talenteve të rinj
për një program prestigjioz kërkimor zviceran, Student Summer Research
Fellowship (SSRF). Programi organizohet çdo vit nga Universiteti ETH Zürich, ku
për vetëm 20 vende konkurrojnë disa nga studentët më të mirë në botë, njoftojnë
nga Ministria e Arsimit.
Për dy muaj, Drençeva punoi mbi një nga çështjet kyçe të sigurisë së
inteligjencës artificiale moderne: çfarë ndodh kur një agjenti të AI-së i jepet
një detyrë, por njëkohësisht vendosen kufij të qartë për veprimet që ai mund të
kryejë. Studimi shqyrton nëse AI mund të ndërmarrë veprime të paautorizuara.
Maria Drençeva është bursiste e INSAIT në programin prestigjioz EXPLORER dhe studente në Universitetin e Sofjes “Shën Klimenti i Ohrit”. Ajo njihet si “vajza e artë” e matematikës për shkak të sukseseve të saj në një sërë olimpiadash dhe garash ndërkombëtare.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva