Lajm
Parashikimi i motit për 17 shtator 2026
Do të jetë ngrohtë dhe me diell
Mërkurë 16 Shtator 2026 23:20
Mërkurë, 16 Shtator 2026, 23:20
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Të enjten
temperaturat minimale do të jenë nga 10 deri në 15°C. Për Sofjen pritet të jenë
rreth 10°C. Në orët e mëngjesit, në vende të veçanta në ultësira dhe përgjatë
lumenjve do të ketë dukshmëri të reduktuar. Gjatë ditës moti do të jetë me
diell. Do të fryjë erë e lehtë nga lindja, ndërsa në rajonet lindore
përkohësisht me intensitet mesatar. Temperaturat maksimale do të jenë nga 26
deri në 31°C. Në kryeqytet do të jenë rreth 27°C.
Në bregdetin e Detit
të Zi, në mëngjes në disa vende do të ketë dukshmëri të
reduktuar dhe vranësira të ulëta. Në bregdetin jugor do të ketë reshje të lehta
shiu. Gjatë ditës moti do të jetë kryesisht me diell. Do të fryjë erë e lehtë
deri mesatare nga lindja. Temperaturat maksimale të ajrit do të jenë nga 23
deri në 26°C. Temperatura e ujit të detit është 23-24°C. Dallgëzimi i detit do
të jetë 2-3 ballë.
Në zonat malore
moti do të jetë kryesisht me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga
lindja. Temperatura maksimale në 1200 m mbi nivelin e detit do të jetë rreth
19°C, ndërsa në 2000 m rreth 12°C.
Të premten moti do të jetë me diell, ndërsa rreth dhe pas mesditës do të ketë shtim të përkohshëm të vranësirave. Temperaturat gjatë ditës do të rriten edhe me 1-2°C.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva