Seksion
Burgasi prezanton artin e argjendarisë së Rilindjes Bullgare
Mërkurë 16 Shtator 2026 18:40
Mërkurë, 16 Shtator 2026, 18:40
FOTO: Bashkia Burgas
Madhësia e shkronjave
Ar, amulete dhe ikona të stampuara do të tregojnë në Burgas një anë më pak të njohur të Rilindjes Bullgare. Kjo botë simbolesh, besimi dhe mjeshtërie është përmbledhur në ekspozitën “Shpirt dhe materie. Arti i argjendarisë në trojet bullgare”, e cila hapet më 17 shtator, në orën 18:00, në Qendrën Kulturore “Kazinoja e Detit”.
Ndër eksponatet janë vepra të punuara me mjeshtëri të artit tradicional bullgar të argjendarisë – pafti (kopsa dekorative për brezin), byzylykë; kuti-amulete dhe kuti për duhan të imët, të zbukuruara me motive të gdhendura floreale dhe zoomorfe; si dhe stampa (gravura) të periudhës së Rilindjes – ikona në letër, të blera gjatë pelegrinazheve në vende të shenjta.
Përmes fuqisë artistike të stolive dhe figuracionit fetar të stampave, ekspozita rikrijon botën e Rilindjes Bullgare – një kohë zgjimi shpirtëror, zhvillimi të zejeve dhe përpjekjeje për ruajtjen e identitetit bullgar.
Koleksioni është vënë në dispozicion nga Antonio Vasilev, koleksionist i përkushtuar ndaj ruajtjes dhe promovimit të trashëgimisë kulturore bullgare.
Përgatiti në shqip: Kostandina Bello
Publikoi / Publikuan: Kostandina Bello