Paqja në Ukrainë dhe lidhjet e biznesit në fokus të takimit mes Radev dhe Babish

Mërkurë, 16 Shtator 2026, 20:35

Paqja në Ukrainë dhe lidhjet e biznesit në fokus të takimit mes Radev dhe Babish

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Kryeministri Rumen Radev e cilësoi luftën e Rusisë kundër Ukrainës si një “luftë rraskapitjeje” dhe kërkoi që paqja të arrihet sa më shpejt të jetë e mundur. Kjo u tha gjatë një takimi në Këshillin e Ministrave në Sofje me homologun e tij çek, Andrej Babish.

Një javë pasi në vend ishte për vizitë kryeministri i Sllovakisë Robert Fico, i konsideruar euroskeptik, Radev përsëri bëri thirrje që Evropa të ndalojë së “hedhuri para në këtë luftë”, raportoi gazetarja Marta Mlladenova.

Sipas Andrej Babish, “Evropa është absolutisht pasive” në përpjekjet për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë, ndërsa presidenti amerikan Donald Trump “vazhdimisht flet me Putinin”.

Në një forum biznesi bullgaro-çek në Sofje, Babish theksoi pritshmërinë e tij që Bullgaria dhe Çekia të rrisin shkëmbimet tregtare dhe të zhvillojnë projekte të përbashkëta, raportoi BTA. Ai vuri në dukje se kompanitë çeke janë të orientuara drejt eksportit.

Në forum marrin pjesë 176 kompani bullgare dhe rreth 50 kompani çeke.

Babish dhe Radev theksuan gjithashtu qëndrimet e afërta të dy vendeve për zhvillimin e energjisë bërthamore dhe nevojën për “energji elektrike të lirë, të besueshme dhe të qëndrueshme në Evropë”.


 Përpiloi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Kostandina Bello

Publikoi / Publikuan: Kostandina Bello