KE dhe Bullgaria do të organizojnë një Samit për Lidhshmërinë Rajonale

Mërkurë, 16 Shtator 2026, 22:20

KE dhe Bullgaria do të organizojnë një Samit për Lidhshmërinë Rajonale

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Bashkimi Evropian është më i fortë se kurrë, por njëkohësisht ndihet më i pasigurt. Këtë e deklaroi Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në fjalimin e saj për “Gjendjen e Bashkimit” në sallën plenare të Parlamentit Evropian në Strasburg, raportoi i dërguari ynë, Llëçezar Vëlev. Von der Leyen përmblodhi se po jetojmë në një epokë të ndërlikuar, me mundësi të mëdha dhe rreziqe të mëdha, nëpër të cilën po kalojnë të gjitha shtetet.

Në fjalimin e saj, ajo njoftoi se po përgatitet krijimi i një projekti të ri ndërkombëtar për lidhshmërinë, i cili do të lidhë drejtpërdrejt Kaukazin e Jugut dhe Azinë Qendrore me tregun evropian – i ashtuquajturi Korridori i Mesëm. Nisma në fjalë, Global Gateway, synon mobilizimin e deri në 12 miliardë euro investime, me qëllim trefishimin e flukseve tregtare dhe shkurtimin drastik të kohës së tranzitit të mallrave deri në vitin 2030.

Me këtë rast, Ursula von der Leyen njoftoi se do të organizohet një Samit për Lidhshmërinë Rajonale, së bashku me Kryeministrin e Bullgarisë.

Përpiloi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Kostandina Bello