Lajm
Kombëtarja bullgare mposhti kampionen e Evropës në volejboll pas 5 seteve
Enjte 17 Shtator 2026 09:28
Enjte, 17 Shtator 2026, 09:28
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Në Sofje, kombëtarja e
meshkujve e Bullgarisë në volejboll mposhti me 3:2 sete fuqinë botërore
Poloninë, në një ndeshje të mbushur me kthesa dramatike dhe volejboll të nivelit
më të lartë në Kampionatin Evropian të Volejbollit
për meshkuj. Takimi ishte shumë i barabartë, me të dy ekipet që fituan nga dy
sete: 20:25, 31:29, 25:23, 19:25.
Pas barazimit 15:15 në
setin vendimtar, ekipet zhvilluan një duel emocionues pikë pas pike. Bullgarët
ruajtën qetësinë dhe fituan me 20:18.
Aleksandër Nikollov
shkëlqeu me 36 pikë, 34 prej të cilave nga sulmi. Denisllav Bërdarov kontribuoi
me 24 pikë, ndërsa kapiteni Aleks Grozdanov regjistroi 12.
Për Poloninë, më i miri
ishte Kamil Semeniuk me 22 pikë, ndërsa Bartollomej Bolaxh përfundoi me 16
pikë.
Megjithatë, pavarësisht fitores, Bullgaria e mbylli Grupin B në vendin e tretë dhe në fazën e 1/8-ave do të përballet me Gjermaninë.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva