Enjte 17 Shtator 2026 10:31
Enjte, 17 Shtator 2026, 10:31
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Trafiku në të gjitha pikat kufitare dhe kalimet kufitare në vend është normal, njoftuan nga Policia Kufitare.
Rrjeti Evropian i Shërbimeve të Policisë Rrugore ROADPOL e ka shpallur 17 shtatorin si Ditën pa viktima në aksidentet rrugore, bënë të ditur nga Ministria e Brendshme e Bullgarisë. Nisma është pjesë e fushatës vjetore “Ditët e Sigurisë” (ROADPOL Safety Days – RSD), e cila këtë vit zhvillohet nga 16 deri më 22 shtator.
Në vitin 2026, fushata i kushtohet sigurisë së këmbësorëve, një prej grupeve më të cenueshme të pjesëmarrësve në trafik. Policia u bëri thirrje drejtuesve të automjeteve të tregojnë kujdes të shtuar në zonat e banuara, në vendet me lëvizje intensive të këmbësorëve dhe gjatë afrimit te vendkalimet për këmbësorë.
Respektimi i kufijve të shpejtësisë është me rëndësi thelbësore, sepse shpejtësia është ndër faktorët kryesorë që përcaktojnë rëndësinë e pasojave në rast përplasjeje me një këmbësor.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva