Trojan dhe Oreshak ftojnë në festat tradicionale të kumbullës dhe rakisë

Shtunë, 19 Shtator 2026, 07:00

Trojan dhe Oreshak ftojnë në festat tradicionale të kumbullës dhe rakisë

FOTO: BTA (arkiv)

Madhësia e shkronjave

Deri më 22 shtator, qyteti i Trojanit dhe fshati Oreshak janë mikpritës të edicionit të 33-të të Festivalit Bullgar të Kumbullës – njofton BTA. Programi përfshin demonstrime kulinarie, konkurse, gara, koncerte, ekspozita dhe zanate tradicionale. Më 19 shtator, një kortezh festiv do t’u japë start aktiviteteve në Trojan. Do të shpallet fituesi i sivjetshëm i çmimit “Mjeshtri i Trojanit” (i rakisë). Programi përfshin koncerte të ansambleve folklorike dhe një shfaqje kulinarie.

Trojan dhe Oreshak ftojnë në festat tradicionale të kumbullës dhe rakisë

FOTO: BTA (arkiv)

Më 20 shtator do të zhvillohet konkursi për rakinë më të mirë të kumbullës, të prodhuar në shtëpi. Janë parashikuar një paradë e enëve tradicionale prej qeramike për raki nga Muzeu i Zanateve në Trojan, shfaqje të grupeve artistike amatore dhe një koncert i Papi Hans. Më 21 shtator, vizitorët do të mund të provojnë ushqime tradicionale nga fshatrat e Trojanit dhe të marrin pjesë në një klasë praktike për përgatitjen e koktejeve.

Trojan dhe Oreshak ftojnë në festat tradicionale të kumbullës dhe rakisë

FOTO: BTA (arkiv)

Kulminacioni i festivalit do të jetë më 22 shtator – në Ditën e Pavarësisë së Bullgarisë. Pas vendosjes tradicionale të kurorave me lule përpara kompleksit memorial “Villa Vanna”, dita festive do të vazhdojë me një shfaqje të nxënësve të Shkollës Kombëtare të Arteve Folklorike “Filip Kutev” në Kotel. Gjatë festivalit, në pjesën qendrore të qytetit të Trojanit do të vendoset “Rruga e Zanateve”, ku do të marrin pjesë mjeshtër nga i gjithë vendi dhe do të prezantohen zanate tradicionale bullgare.

Trojan dhe Oreshak ftojnë në festat tradicionale të kumbullës dhe rakisë

FOTO: BTA (arkiv)

Përpiloi: Cvetana Tonçeva

Përgatiti në shqip: Sindi Nikollofski