Bashkimi i Artistëve Bullgarë prezanton ekspozitën e pjesëmarrësve në Paris

Shtunë, 19 Shtator 2026, 08:00

Bashkimi i Artistëve Bullgarë prezanton ekspozitën e pjesëmarrësve në Paris

FOTO: Cité internationale des arts de París

Madhësia e shkronjave

Deri më 29 shtator, në sallën 1 të Bashkimit të Artistëve Bullgarë (SБH) mund të vizitohet ekspozita e pjesëmarrësve në konkursin për rezidencë krijuese në Cité internationale des arts në Paris për vitin 2027. Kritikët e artit dhe artistët e përzgjedhur në fushën e arteve pamore do të kenë mundësinë të qëndrojnë për dy muaj, gjatë vitit të ardhshëm, në studiot e Cité internationale des arts në Paris. Përveç studiove, kompleksi Cité internationale des arts disponon me salla ekspozitash dhe koncertesh dhe ofron një program të larmishëm kulturor.

Bashkimi i Artistëve Bullgarë prezanton ekspozitën e pjesëmarrësve në Paris

FOTO: Facebook /Bashkimi i Artistëve Bullgarë

Ky vend mbledh artistë nga e gjithë bota dhe ndihmon në krijimin e takimeve midis artistëve, publikut dhe kritikëve të artit. Konkursi për qëndrim krijues zhvillohet çdo vit që nga viti 1965. Bashkimi i Artistëve Bullgarë është një nga themeluesit e Cité internationale des arts. Gjatë viteve, rezidenca në Paris është vizituar nga më shumë se 600 artistë bullgarë, ndër ta Deçko Uzunov, Joan Leviev, Enço Pironkov, Ljuben Zidarov, Jasen Gjuzelev dhe Julian Tabakov.


Përpiloi: Cvetana Tonçeva

Përgatiti në shqip: Sindi Nikollofski