“Bullgargaz” propozon rritje prej gati 6 për qind të çmimit të gazit natyror

Dielë, 20 Shtator 2026, 07:00

“Bullgargaz” propozon rritje prej gati 6 për qind të çmimit të gazit natyror

FOTO: Bullgargaz

Madhësia e shkronjave

Shoqëria aksionare “Bullgargaz” propozon një çmim të gazit natyror për muajin tetor prej 44,08 euro për megavat-orë, pa përfshirë çmimet për akses dhe transmetim, akcizën dhe TVSH-në. Kërkesa e shoqërisë është depozituar në Komisionin për Rregullimin e Energjisë dhe Ujërave (KEVR) dhe është publikuar në faqen e internetit të rregullatorit. Propozimi parashikon një rritje prej 5,96 për qind krahasuar me çmimin e miratuar për muajin shtator, prej 41,60 eurosh. Në shtator, gazi natyror u shtrenjtua me 5,5 për qind. Çmimi i propozuar përfshin komponentët për gazin natyror në hyrje të rrjeteve të transmetimit të gazit dhe për veprimtarinë e “furnizimit publik” Në të është përfshirë edhe një komponent për mbulimin e shpenzimeve të “Bullgargaz” për ruajtjen e sasive në depozitën nëntokësore të gazit “Çiren”, në zbatim të detyrimeve sipas Planit të Veprimit në Situata Emergjente. KEVR do ta shqyrtojë kërkesën në një mbledhje të hapur, ndërsa vendimi përfundimtar për çmimin e gazit në tetor do të merret në një mbledhje të mbyllur.


Përpiloi: Cvetana Tonçeva

Përgatiti në shqip: Sindi Nikollofski