LAJME

Lajm

Parashikimi i motit për 18 shtator 2026

Mbetet mot i ngrohtë dhe me diell

Enjte, 17 Shtator 2026, 20:15

Parashikimi i motit për 18 shtator 2026

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Të premten temperaturat minimale do të jenë nga 9 deri në 14°C. Në Sofje pritet të jenë rreth 10°C. Në orët e mëngjesit, në disa zona të pjesës lindore të vendit dhe në ultësira do të ketë vranësira të ulëta ose mjegull. Gjatë ditës moti do të jetë kryesisht me diell, ndërsa pasdite do të ketë shtim të përkohshëm të vranësirave, por pa reshje. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga lindja. Temperaturat maksimale do të jenë nga 26 deri në 31°C. Në kryeqytet do të arrijnë rreth 27°C. 

Në bregdetin e Detit të Zi, në disa vende do të ketë vranësira të ulëta ose mjegull. Gjatë ditës moti do të jetë kryesisht me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga lindja. Temperaturat maksimale të ajrit do të jenë nga 24 deri në 26°C. Temperatura e ujit të detit është 23-24°C. Dallgëzimi i detit do të jetë 2-3 ballë. 

Në male moti do të jetë kryesisht me diell. Pasdite do të ketë shtim të përkohshëm të vranësirave, por pa reshje. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga verilindja, ndërsa në zonat më të larta erë nga veriu. Temperatura maksimale në 1200 metra lartësi do të jetë rreth 21°C, ndërsa në 2000 metra rreth 14°C. 

Të shtunën moti do të jetë me diell, me shtim të përkohshëm të vranësirave rreth dhe pas mesditës, më të theksuara mbi zonat malore të Bullgarisë Perëndimore, ku në disa vende mund të ketë reshje të shkurtra shiu. Temperaturat maksimale do të jenë mes 27 dhe 32°C, ndërsa ato minimale mes 12 dhe 17°C.

 

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva