LAJME

Lajm

Bullgaria shënon pabarazinë më të lartë në shpërndarjen e të ardhurave në BE

Enjte, 17 Shtator 2026, 17:00

Bullgaria shënon pabarazinë më të lartë në shpërndarjen e të ardhurave në BE

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Bullgaria është vendi me pabarazinë më të lartë në shpërndarjen e të ardhurave në BE gjatë vitit 2025, me një koeficient Gini prej 37,7, krahasuar me mesataren prej 29,2 për Bashkimin Evropian. Kjo bëhet e ditur në raportin e Eurostat-it “Të dhëna kryesore për kushtet e jetesës në Evropë – edicioni 2026”, raportoi BTA. Vendi ka gjithashtu përqindjen më të lartë të personave në punë që janë në rrezik varfërie, ndërsa më shumë se tre të katërtat e popullsisë jetojnë në familje që përballen me të paktën disa vështirësi për të mbuluar shpenzimet e tyre.

Koeficienti Gini mat pabarazinë në shpërndarjen e të ardhurave të disponueshme në një shkallë nga 0 deri në 100, ku zeroja nënkupton barazi të plotë, ndërsa 100 – pabarazi të plotë. Pas Bullgarisë, vlerat më të larta në vitin 2025 u regjistruan në Letoni – 35,6, dhe në Lituani – 35,5. Të ardhurat janë shpërndarë më në mënyrë të barabartë në Sllovaki, Belgjikë, Çeki, Slloveni dhe Poloni, ku treguesi është nën 25.

Në të njëjtën kohë, Bullgaria është ndër vendet që kanë shënuar rritje të konsiderueshme të të ardhurave reale në planin afatgjatë. Sipas raportit, të ardhurat mediane ekuivalente të disponueshme në vend janë rritur me të paktën 50% krahasuar me vitin 2010, pasi është marrë parasysh inflacioni.

Përpiloi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Kostandina Bello

Publikoi / Publikuan: Kostandina Bello