Lajm
Zgjedhjet presidenciale – 2026:
Radev kërkon nga Ministria e Brendshme të garantojë proces zgjedhor të ndershëm
Enjte 17 Shtator 2026 17:55
Enjte, 17 Shtator 2026, 17:55
FOTO: government.bg
Madhësia e shkronjave
Ministria e Brendshme duhet të garantojë zgjedhje transparente dhe të ndershme. Këtë e deklaroi kryeministri Rumen Radev gjatë një takimi kombëtar të ministrisë për zgjedhjet presidenciale të ardhshme, që do të zhvillohen më 25 tetor. Ai u bëri thirrje punonjësve të rendit të jenë të vendosur, por të veprojnë brenda kornizës së ligjit. „Ministria e Brendshme nuk mund të jetë palë në procesin politik. Detyra e saj kryesore është të garantojë që çdo qytetar bullgar të mund ta ushtrojë lirisht të drejtën e votës“, tha ai, cituar nga gazetari Nikollaj Hristov.
Kryeministri vuri theksin edhe te lufta kundër shpërndarjes së drogës, veçanërisht në zonat pranë shkollave. Ai deklaroi gjithashtu se pret që policët në rrugë të paraqiten mirë dhe të zotërojnë gjuhën angleze.
„Kur shkoj në vende të tjera, gjithmonë e vërej këtë dhe mund t’ju them se aty ku ka policë vërtet të rregullt, të disiplinuar, operacionalë dhe që dinë gjuhë të huaja, niveli i kriminalitetit në përgjithësi është më i ulët“, theksoi kryeministri.
Përpiloi: Miglena Ivanova
Publikoi / Publikuan: Kostandina Bello