Lajm
Bullgaria, shtet nderi në Panairin Ndërkombëtar të Biznesit në Serres
Enjte 17 Shtator 2026 20:00
Enjte, 17 Shtator 2026, 20:00
FOTO: serrespress247.gr
Madhësia e shkronjave
Bullgaria është shtet nderi në edicionin e 11-të të Panairit Ndërkombëtar të Biznesit SEREXPO 2026, i cili u hap në qytetin verior grek të Serres, njoftuan mediat greke. Në forum, i cili vijon deri më 20 shtator, marrin pjesë më shumë se 150 kompani dhe organizata, transmeton BTA.
Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Serres, Athanasios Malliaras, deklaroi se synimi është forcimi i pranisë ndërkombëtare dhe krijimi i mundësive për kontakte të drejtpërdrejta dhe takime dypalëshe mes kompanive bullgare dhe greke.
Vendimi që Bullgaria të jetë shtet nderi u zyrtarizua në korrik, gjatë një takimi në Sofje mes Malliaras dhe kryetarit të Dhomës Bullgaro-Greke të Tregtisë dhe Industrisë, Savas Karafilidis, i cili theksoi se ka një interes në rritje nga kompanitë bullgare për bashkëpunim me kompanitë greke, veçanërisht me bizneset në rajonin e Serres.
Në gusht u njoftua se kompanitë bullgare mund të prezantojnë pa pagesë aktivitetin e tyre në stendën e dhomës.
Përpiloi: Miglena Ivanova
Publikoi / Publikuan: Kostandina Bello