Lajm
Qyteti i Vjetër i Plovdivit gjallërohet me video art nën yje
Premte 18 Shtator 2026 05:30
Premte, 18 Shtator 2026, 05:30
FOTO: Shoqata “Arti Sot”
Madhësia e shkronjave
“Festivali i Videove në Fasada” e shndërron Lapidariumin në Qytetin e Vjetër të Plovdivit në një ekran që rrëfen histori, njoftuan organizatorët nga Shoqata “Arti Sot”. Gjatë forumit, i cili do të zhvillohet më 18 dhe 19 shtator, duke filluar nga ora 20:30, do të shfaqen nën qiell të hapur 31 vepra video nga 14 vende.
“Festivali i Videove në Fasada” sjell pasurinë e artit bashkëkohor të videos – nga veprat eksperimentale dhe vizualisht të guximshme, deri te filmat që flasin për njeriun, teknologjitë, natyrën dhe botën në të cilën jetojmë, thonë organizatorët. Tema të ndryshme, gjuhë dhe qasje të ndryshme, por me një karakteristikë të përbashkët – cilësi të lartë dhe ndikim të fortë vizual, raportoi BTA.
Projekti financohet nga Bashkia e Plovdivit, ndërsa hyrja në aktivitetet është falas.
Përgatiti në shqip: Kostandina Bello
Publikoi / Publikuan: Kostandina Bello